11.12.2018 - 10:57
Protesta e studentëve që po merr masa kombëtare ka hyrë në ditën e 7 të saj, ku sipas vetë protestuesve do të vijojë pa fund deri në plotësimin e kushteve të tyre.
Studentët kanë shpalusosur banderolën më të madhe ku tregojnë se kërkesat e tyre janë panegociueshme.
Janë grumbulluar të gjithë studentët tek rruga e Durrësit, para Minsitrisë Arsimit, ku bëjnë thirrje për të ulur tarifat.
Po ashtu ata kanë përsëritur dhe ultimatumin për qeverinë, ku sipas tyre presin përgjigje deri në orën 16:00.
Protesta të studentëve dhe në Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër dhe Shkodër, Korçë dhe Elbasan.