MENU
klinika

Detajet

Studentët/ Meta kthen në Kuvend ligjin për buxhetin 2019

13.12.2018 - 13:56

Reagon presidenti Ilir Meta teksa studentët e universiteteve publike në vend protestojnë para Kuvendit.

Kreu i  shtetit ka kthyer ligjin për buxhetin e 2019-ës sërish në Kuvend.

NJOFTIMI

Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur

“Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik.