MENU
klinika

Detajet

Studentët në kor: Nuk pranojmë negociata

09.12.2018 - 16:42

Mes thirrjeve “Universiteti nuk është i pedagogëve dhe politikanëve, por është i studentëve”, studentët vijojnë rezistencën e tyre në ditën e pestë parë godinës në “Rrugën e Durrësit.

Ata vijojnë të qëndrojnë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke ripërsëritur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Me thirrjet në kor dhe me flamuj kombëtar: “Nuk ka negociata, nuk ka bisedime”, studentët po japin mesazhe të forta se nuk kanë ndërmend të ulen në negociata pa plotësuar më parë kërkesat e tyre.

Pas dorëzimit të pikave të tyre tek ministria, studentët sot i janë drejtuar edhe kreut të qeverisë dhe kreut të Kuvendit me shkresë të prerë se kushtet e tyre janë të panegociueshme.

Shqetësimet e studentëve bazohen nga tarifat e studimeve, tek kushtet në konviktet, ndërsa prej ditës së djeshme kanë nxjerrë edhe emra pedagogësh, të cilët marrin ryshfet në këmbim të një note kaluese në disa universitete të vendit.