MENU
klinika

Detajet

Studentët para Kuvendit: Nuk lëvizim që aty!

13.12.2018 - 10:05

Me qindra studentë janë vendosur para Parlamenti ndërsa qindra të tjerë që vijnë nga të gjitha rrugët e Tiranës po i bashkohen.

Studentët marshojnë me thirrjet: Ulni tarifat! Do të fitojmë!

Ata mbeten të vendosur për të mos pranuar asnjë lloj dialogu me kryeministrin Rama, pa u miratuar më parë 8 kërkesat që kanë parashtruar, ku më kryesorja është përgjysmimi i tarifave të shkollës.

protesta para kryeministrise-konica.al

Në Kuvend pritet që të shqyrtohen edhe dy amendamentet e LSI-së të depozituara një ditë më parë, ndërsa nuk dihet ende nëse Partia Demokratike do t’i bashkohet kësaj nisme për tu kthyer në Parlament.

“Nuk lëvizim që aty! Problemet e arsimit të zgjidhen me ligje të mira! ” thotë një student. Ndërkohë edhe forcat e policisë janë prezente.