11.12.2018 - 19:08
Edhe pse paten kontestime, stuentët kanë vendosur që të protestojnë poshtë dritareve të zyrës së Kryeministri Rama.
Prej disa minutash, ata janë mbledhur për të vijuar protestën e tyre përpara Kryeministrisë.
Kjo është hera e parë që studentët po protestojnë përpara godinës së kryeministrisë.
Përmes një postimi në Instagram, Rama ironizon PD dhe LSI si dhe kryeopozitarin Lulzim Basha, duke e cilësuar ‘artist’.
“Ah, tani që çunat e pdLSI s’duruan dot më tek Ministria e Arsimit dhe u ndanë nga studentët e nga pedagogët e pa maskuar e pa parti, doli Artisti t’i përshëndesë”, shkruan Rama.