MENU
klinika

Foto

Studentët ‘pushtojnë’ Ministrinë, nxjerrin kartonët e kuq

06.12.2018 - 10:45

Studentët e Universitetit të Tiranës kanë mbushur rrugën para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke protestuar kundër tarifave të larta. Studentët kanë nxjerrë kartonët e kuq për ministren Lindita Nikolla, për t’i thënë stop tarifave të larta. Fasada e MAS është mbushur me banderola e pankarta të studentëve.

Studentët kanë deklaruar se tarifat e vendosura nga qeveria janë të papërballueshme për ta.

Studentët i kanë drejtuar një ultimatum qeverisë dhe duan përgjigje deri në orën 16:00 pasi në të kundër do të përshkallëzojnë protestat dhe do hyjnë në demonstrata. Janë mijëra studentë që protestojnë nga të gjitha fakultetet në kryeqytet. Ndërkohë sot protesta janë zhvilluar edhe në Korçë dhe në Elbasan.

Me pankarta në duar “Ne nuk jemi dele”; “Ne nuk paguajmë haraç”; “VKM është VK”; “Shfuqizoni VKM”; “Dija është nevojë”; “Mos na vrisni të ardhmen”; “Duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Jo politikë” etj, studentët i kanë bërë thirrje ministrisë për t’u ulur në bisedime e për të gjetur zgjidhje.