MENU
klinika

Tensione përpara Kryeministrisë

Studentët reagojnë kundër policisë tek Kryeministria

14.12.2018 - 21:33

Ndërkohë që studentët prej disa ditësh tashmë qëndrojnë tek Kryeministria edhe gjatë natës, ka patur sot momente tensioni mes tyre dhe policisë.

Mësohet se policia nuk ka lejuar ngrohëset prej gazi, gjë që ka shkaktuar reagimin e studentëve. Raportohet se studentët thërrasin në kor “turp, turp”.

Policia ka bllokuar ngrohëset prej gazi, ndërsa studentët shprehen se do vijojnë të qëndrojnë edhe sonte para Kryeministrisë pavarësisht temperaturave të ulëta.

Punonjësit e policisë na penguan, këtu është bërë një shtetrrethim, te kjo rruga kam numëruar 10 policë, janë shtuar forcat e policisë kudo. Nuk plotësuan procervebal për ata që morën. Nuk tërhiqemi nga qëndresa jonë natën. Kryeministri mund të deklarojë çfarëdolloj gjëje në media, por ky është realiteti”- shprehen studentët të cilët janë në ditën e 10 të protestës së tyre.