MENU
klinika

Detajet

Studentët/ Sot protestë masive para Kryeministrisë

17.12.2018 - 08:39

Studentët do ta nisin javën me një protestë masive para Kryeministrisë për plotësimin e 8 pikave të tyre të panegociueshme. Ata madje u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në këtë protestë.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar studentëve nëpër rrjetet sociale që të ulen e të dialogojnë për këto 8 pika.

Studentët kanë njoftuar se nga ora 9-11 do të mblidhen dhe do të protestojnë para fakulteteve dhe më pas në orën 11:30 deri në orën 14:30 do të jenë para kryeministrisë.

Njoftimi i studentëve për planin e protestës

Nesër, (sot) 17 dhjetor protesta vazhdon në Fakultete (9-11) dhe më pas para Kryeministrisë. Në orën 9-11 organizohemi përpara fakulteteve për të ndërgjegjësuar çdonjërin nga ne mbi kauzën tonë të drejtë. Studentët të pajisur me foni do të shpalosin në detaje kërkesat e tyre specifike për arsim cilësor. Folës të ndryshëm nga të gjitha programet e studimit dalin dhe denoncojnë me forcë problemet tona, padrejtësinë që na bëhen përditë, të cilat duhet të marrin fund. Studentët artikulojne kërkesa specifike për autoritetet drejtuese të Fakulteteve/Universiteteve. Përfaqësues nga fakultete/Universitete të tjera përshëndesin protestën dhe prezantojnë problemet e përbashkëta. Në orën 11:30 para kryeministrisë protesta vazhdon me bashkim të studentëve. Në orën 14:30 shpërndahemi qetësisht e në mënyrë qytetare“, shkruhet në njoftimin për protestën e sotme.