Megjithëse ultimatumi i vënë ndaj qeverisë nuk funksionoi dhe nga ana e ministrisë nuk ka përgjigje pozitive për 8 kërkesat e tyre, studentët janë ngritur sërish sot në protesta.
Në Tiranë, një grup studentët janë mbledhur tek Korpusi universitar, ndërkohë që disa studentë kanë qëndruar gjatë gjithë natës para Kryeministrisë.
Tek fakulteti i Mjekësisë gjithashtu janë mbledhur studentë. Nga gjimnazi “Harry Fults” nxënësit, kryesisht maturantët kanë braktisur mësimin për t’iu bashkuar studentëve.
Në Shkodër, studentët janë mbledhur dhe disa prej tyre janë nisur drejt kryeqytetit.
Në Korçë studentët kanë nisur marshimin me pankarta në duar. Protesta dhe bojkotim të mësimit ka dhe në Gjirokastër. Gjithashtu dhe studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan janë ngritur në protesta.