Pas 4 orësh protestë para parlamentit studentët zhvendosen drejt kryeministrisë, ku aty shprehen se do të qëndrojnë edhe gjatë natës.
Protesta është shumë paqësore dhe studentët theksojnë se ajo nuk do ndalet deri në plotësimin e 8 kërkesave të tyre për të cilën nuk kërkojnë negociata por vetëm vendimmarrje.
“Shumë mirë vetë kryeministri dhe ministrja thonë që 8 kërkesat janë të drejta. Rama thjesht ti pranojë kërkesat” thotë një student.
Ndërkohë kryeministri Rama zhvilloi një mbledhje urgjente me rektorë dhe dekanë, ku i kërkoi atyre llogari për shpenzimet.
Rama i dha një ‘shuplakë’ atyre duke i thënë se edhe ata janë fajtorë, ndërsa u shpreh se bordi i administrimit të universiteteve duhet shkarkuar. Ai i kujtoi atyre se sa të jetë kryeministër do të jetë protestues për çështjet e Universitetit.
Protestuesve të Tiranës i janë bashkuar edhe studente nga Elbasani, e Shkodra e Durresi.
Studentët qëndruan para Kuvendit nga ora 10:00- 13:50 dhe më pas protesta u zhvendos para kryeministrisë ku vijon.