MENU
klinika

E dinte të vdekur

Takon vajzën pas 69-vjetësh!

10.12.2018 - 18:01

Një histori nga ato që janë të denja për një skenar filmi është bërë publike së fundmi. Testi i ADN-së ndihmoi 69-vjeçaren Connie Moultroup të takohet me nënën e saj pas plotë 69-vjetësh!

Pothuajse shtatë dekada më parë, Genevieve Purinton 18 vjeçe ishte shtatzënë me një vajzë. Por kur ajo lindi, mjekët i thanë se ajo nuk kishte mbijetuar. Menjëherë pas lindjes, Moultroup shkoi për të jetuar në Jug të Kalifornisë me prindërit adoptues. Por tragjedia e goditi sërish Moultroup sepse nëna e saj adoptuese vdiq. Babai i saj adoptues u rimartua dhe marrëdhënia me njerkën ishte e tensionuar dhe gjatë gjithë kohës ajo imagjinonte për nënën e saj biologjike që do ta shpëtonte nga gjendja në të cilën kishte ngecur.

Por ajo kurrë nuk i humbi shpresat për gjetjen e nënës së saj biologjike dhe kjo ndodhi pikërisht në prag të këtyre Krishtlindjeve, të ndihmuara edhe nga testi i ADN-së.

Kur ato u takuan, ishte një çast magjik. Ato panë që kishin shumë ngjashmëri me njëra-tjetrën.