MENU
klinika

82.1 mln lekë gjoba

Tatimet ‘këpusin në mes’ bizneset

16.12.2018 - 12:22

Vetëm për periudhën 1 nëntor – 13 dhjetor, Drejtoria e Tatimeve ka kontrolluar 4,875 subjekte, nga të cilat me shkelje janë konstatuar 2,359, ndërsa vlera e penaliteteve kap shifrën e rreth 82.1 milionë lekëve.

Shkeljet më të shpeshta janë ato të moslëshimit të kuponit tatimor, disponimi i mallrave pa dokumentacion tatimor dhe punonjësit e padeklaruar.

POSTIMI I DREJTORISË TATIMORE NË FACEBOOK:

Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon kontrollet në terren, me qëllim uljen e informalitetit, si dhe rritjen e të ardhurave.

Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, gjatë periudhës 1 nëntor – 13 dhjetor janë kontrolluar 4,875 subjekte, nga të cilat janë konstatuar me shkelje 2,359, ndërsa vlera e penaliteteve është rreth 82.1 milionë lekë.

Ku më kryesoret renditen si më poshtë:

31 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike, për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).

 

114 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat janë marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.

802 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë).

101 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë të instaluar pasjisjet fiskale dhe 132 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.

489 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacionin tatimor.

290 tatimpagues janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, ndër të cilët 259 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 31 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

Kontrollet e strukturave të specializuara të Hetimit Tatimor janë përqendruar në subjektet që ushtrojnë veprimatari ekonomike në qendrat e qyteteve: Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë.

Qëllim kryesor i Administratës Tatimore është ndërgjegjësimi dhe edukimi i tatimpaguesve për të rritur përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore.

BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria