MENU
klinika

Çelet tenderi 190 mln lekë

Të dhënat e pacientëve do të dixhitalizohen

30.12.2018 - 12:12

Formularët e vizitave te mjeku do të dixhitalizohen.  Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor kanë hapur procedurën e prokurimit publik, që do i hapë rrugën dixhitalizimit të të dhënave mjekësore për pacientët.

Vlera e parashikuar e tenderit është 190 milionë lekë ose rreth 1.5 milionë euro.

Hapja e kësaj procedure nxjerr në pah situatën problematike që ekziston aktualisht nëpër qendrat shëndetësore. Aktualisht, formulari i vizitës plotësohet me dorë nga mjeku i familjes dhe më pas hidhen të dhënat në sistemin offline, që është i instaluar lokalisht pranë çdo Qendre Shëndetesore.

Por, ky informacion mblidhet çdo muaj pranë drejtorive rajonale dhe më pas përqendrohet në drejtorinë qendrore të Fondit, çka sjell vështirësi në marrjen në kohë të informacionit, gabime të mëdha dhe pasaktësi gjatë plotësimit dhe hedhjes në sistem të informacionit nga formularët.

Gjithashtu, në dokumente pranohet se kjo ka sjellë edhe vendimarrje jo të sakta lidhur me indikatorët që dalin nga përpunimi i të dhënave të këtij sistemi.

Objektivi i dixhitalizimit është mirëadministrimi i të dhënave si dhe përmirësimi i shëndetit dhe kujdesit shëndetësor për shtetasit shqiptarë.

Sfidat që janë përballur dhe si ka përfituar ekonomia

Potenciali i rikthimit të emigrantëve, por a është gati Shqipëria?

“Do të rishihet mosha e daljes në pension”

Rama: Kur dhe sa do të rritet bonusi i fundvitit për të moshuarit

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun

Çfarë po ndodh me çmimin e bukës?

Tarifa marramendëse tregtie dhe “shumëfishimi” i Brexit

Evropa përgatitet për një epokë të re pas 5 nëntorit