MENU
klinika

Në nderim të SHBA-së

Të mërkurën ditë zie në Kosovë

05.12.2018 - 09:36

Të mërkurën në Kosovë është ditë zie për të nderuar figurën e ish-presidentit amerikan, Xhorxh H. U. Bush.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e ish-presidentit të SHBA-së për lirinë e Kosovës, ditën e sotme e ka shpallur ditë zie shtetërore.

Në ditën e zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Dita e mërkurë është shpallur ditë zie kombëtare edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Konica.al/