MENU
klinika

Detajet

Të rinjtë braktisin fshatin pa rrugë…

23.12.2018 - 13:22

Jo më larg se 10 kilometra nga qyteti i Lushnjes, por për të udhëtuar nga njësia administrative Ballagat deri aty është një ferr i vërtetë.

Rruga që të çon në 5 fshatrat e kësaj zone është e pakalueshme. Në verë pluhuri, e në dimër balta, janë pikërisht këto vështirësitë që banorët e kësaj zone hasin gjithmonë.

Për të shkuar në qytet, banorët thonë se u duhet më shumë se 30 minuta, edhe pse distanca është vetëm 10 km.

Kjo zonë, burimin kryesor të të ardhurave e ka nga bujqësia, ndërsa rruga, nëse do të ishte e kalueshme mund të shtonte të ardhurat e tyre.

Pikërisht për shkak të këtyre vështirësive, banorët kanë hequr dorë nga bujqësia, e si zgjidhje për ta është vetëm largimi drejt zonave urbane. Tashmë në keto fshatra kanë mbetur vetëm të moshuarit.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall