MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Tensionohet takimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së

17.12.2018 - 17:14

Kosovë

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Kosovës kanë mbajtur sot mbledhjen e tretë të Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel.

Ndonëse ishte paraparë të mbahej një konferencë për media, kjo nuk ka ndodhur pas takimit pasi që ajo është anuluar dhe ka pasur tensione.

Serbi

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Lajiç, ka thënë se shitja e mallrave serbe në Kosovë praktikisht është ndërprerë.

Lajiç në një intervistë për televizionin Prva, ka thënë se sipas të dhënave nga dogana, nga 21 nëntori kur hyri në fuqi masa e takës 100 për qind, e deri më 11 dhjetor, në territorin e Kosovës kanë shkuar 30 milionë euro më pak mallra krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Maqedoni

Zëvendësministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Oliver Ristovski vlerësoi se Serbia nuk ka qenë e obliguar ta ndalojë apo ta arrestojë ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski.

Ristovski për gazetën Politika, e arsyetoi këtë me faktin se për Gruevskin gjatë asaj kohe nuk ka pasur fletëarrest ndërkombëtar.

Kosovë

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të diskutojë për formimin e Ushtrisë së Kosovës, me kërkesë të Beogradit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç pritet të flasin në seancë, e cila do të jetë e hapur për media dhe fillon në ora 21:00.

Maqedoni

Tri avokatët Dimitar Dangov, Sterjo Zikov dhe Boro Tasevski hoqën dorë ta përfaqësojnë ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, në lëndën e Prokurorisë Speciale, “Dhunë në Komunën Qendër”, konstatoi gjyqtari Dushan Josifov në fillim të seancës së sotme.

Gruevski iu dha një avokat sipas detyrës zyrtare, Petar Dimovski. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!