MENU
klinika

Bald in Black & Maria Prifti

“This is Albania”, hiti me lahutë dhe plis

26.12.2018 - 13:28

Bald in Black & Maria Prifti publikuan së fundmi këngën e tyre më të re, e cila me siguri do të kthehet në një hit.

Në fokus të kësaj kënge janë pikërisht dy nga vlerat identifikuese të përkatësisë kombëtare të shqiptarëve e, lahuta dhe plisi, të cilat vijnë në kulmin e debatit për përkatësinë e tyre.

E gjithë kënga në thelb është një gërshetim i bukur midis muzikës rep dhe përgjatë gjithë kohës, klipin e shoqërojnë pamjet e bukurive natyrore shqiptare, ndërsa në sy bie edhe lahuta, dëshmia më e hershme që ne shqiptarët kemi rreth përdorimit të veglave muzikore me hark, si pjesë e kulturës e folklorit shqiptar.

“Shumë ne jemi anembanë. Jemi shqipe e pandarë. Në probleme dhe stuhi, të gjithë ne bashkë jemi një”, janë disa nga vargjet e kësaj kënge.