MENU
klinika

Ja prioritetet

Tirana, buxheti 146 milionë euro

05.12.2018 - 16:00

Tirana do të ketë një buxhet prej rreth 13.4 miliardë lekësh për vitin 2019. Krahasuar me vitin 2018, rritja do të hetë modeste, me më pak se 3%. Duke i bashkëngjitur transfertën e pakushtëzuar dhe të ardhurat e mbartura, shkon në nivelin më të lartë që ka pasur ndonjëherë në 18.3 miliardë lekë ose rreth 146 milionë euro.

Referuar tabelave të projektbuxhetit 2019-2021 të Bashkisë së Tiranës,  pjesa më e madhe e fondeve të llogaritura si shpenzime korrente dhe kapitale,  rreth 5.2 miliardë lekë shkon për shërbimet publike vendore,  i cili lidhet me projektet për përmirësimin e infrastrukturës vendore përmes rikualifikimit të hapsirave publike, shërbimeve publike të pastrimit, gjelbërimit, ndriçimit etj.

Po ashtu, një fond i konsiderueshëm prej 3.9 miliardë lekësh shkon për arsimin parauniversitar dhe edukimin, i cili do të fokusohet në ndërtimin dhe rikonstruksionin e ambienteve të reja shkollore dhe parashkollore.

3.7 miliardë lekë shkojnë për menaxhimin e rrugëve dhe  dhe transportit rrugor si dhe rreth 2.8 miliardë lekë për planifikimin, menaxhimin dhe administrimin i cili fokusohet në stehimin e shtresave në nevojë.

Sa i takon projekteve strategjike, edhe gjatë vitit 2019 do të vijohet me ndërtimin e 17 shkollave të reja, me pyllin orbital,  ndërtimin e rrjetit minimal të biçikletave,  terminalet e transporteve,  bulevardin verior të Tiranës, rehabilitimin e Lumit të Tiranës, kopshtin zoologjik dhe Priamidën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN