Janë përcaktuar dy skuadrat e fundit gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Erzeni dhe Tirana i bashkohen Partizanit dhe Vllaznisë, që ishin kualifikuar një javë më parë nga Grupi A.
Skuadra shijakase dhe ajo bardheblu u renditën respektivisht në vendin e parë dhe të dytë në Grupin B, në përfundim të fazës eliminatore. Ekipi i Erzenit, kampion i Shqipërisë, fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Teutës në derbin durrsak, ndeshjen në sens unik.
Fiton edhe Tirana, që mundi 3-1 Farka Volley në derbin kryeqytetas, një ndeshje më e bukur dhe me rivalitet deri në fund. Dy setet e para u vendosën në pikët e fundit, njëra e fituar nga Tirana dhe tjetra nga Farka, ndërkohë që rivaliteti vijoi edhe më tej.
Por Tirana u tregua më e saktë dhe e kujdesshme në pikët e fundit, duke patur një epërsi të lehtë dhe fiton me meritë 3-1, duke u kualifikuar për më tej dhe eliminon Farkën.
Grupi B – 7 dhjetor, dita e parë
Tirana – Teuta, 3-0 (25-10, 25-10, 25-12)
Studenti – Farka Volley, 1-3 (25-13, 17-25, 19-25, 25-27)
Erzeni (pushim)
Grupi B – 8 dhjetor, dita e dytë
Teuta – Studenti, 0-3 (18-25, 15-25, 11-25)
Erzeni – Tirana, 3-1 (25-22, 26-24, 25-27, 25-21)
Farka Volley (pushim)
Grupi B – 9 dhjetor, dita e tretë
Studenti – Erzeni, 0-3 (19-25, 12-25, 23-25)
Farka Volley – Teuta, 3-0 (25-17, 25-20, 25-16)
Tirana (pushim)
Grupi B – 16 dhjetor, dita e katërt
Erzeni – Farka Volley, 3-0 (25-18, 25-14, 25-13)
Tirana – Studenti, 3-0 (25-16, 25-21, 25-21)
Teuta (pushim)
Grupi B – 17 dhjetor, dita e pestë
Teuta – Erzeni, 0-3 (14-25, 14-25, 19-25)
Farka Volley – Tirana, 1-3 (23-25, 25-23, 22-25, 20-25)
Studenti (pushim)
Renditja: Erzeni 12 pikë (4/0), Tirana 9 pikë (3/1), Farka Volley 6 pikë (2/1), Studenti 3 pikë (1/3), Teuta 0 pikë (0/4).