14.12.2018 - 12:38
Pak më herët në Tiranë është shënuar një ngjarje e rëndë, ku një 18-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i shkollës së saj, “Myslim Shima” të Kasharit.
Ngjarja është në shënuar në një gjimnaz në Yrshek, ndërsa nxënësja M. B., 18 vjeçe, është transportuar menjëherë për në spital, dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Policia e Tiranës njofton se po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.