MENU
klinika

Shifrat e 11 mujorit

Tregu i fluturimeve, 2.7 milionë udhëtarë

27.12.2018 - 12:35

Pavarësisht frenimit të turizmit hyrës në tremujorin e tretë, tregu i fluturimeve ka vijuar rritjen. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i pasagjerëve që udhëtuan nga aeroporti i Tiranës për muajin nëntor arriti në 202 mijë, me një rritje 8% krahasuar me një vit më parë.

Për 11 muaj, nga Aeroporti i Tiranës kanë udhëtuar afro 2.7 milionë pasagjerë me një rritje prej 13% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Tregu i transportit ajror të pasagjerëve po rritet për të shtatin vit radhazi dhe potencialet janë ende të mëdha. Në Aeroportin e Tiranës veprojnë aktualisht 19 shoqëri ajrore, që gjatë këtij viti kanë kryer mbi 23 mijë fluturime.

Kostot e larta të shërbimeve në aeroportin e Tiranës ngelen një faktor që rrit kostot dhe frenon rritjen e tregut. Këtë muaj, Ministria e Infrastrukturës miratoi një udhëzim për liberalizimin e shërbimeve aeroportuale, çka pritet të sjellë më shumë ofrues shërbimesh dhe ulje të kostove për kompanitë ajrore.

Potencialet e rritjes së tregut po tërheqin projekte të reja në ndërtimin dhe operimin e aeroporteve. Në fillim të vitit të ardhshëm pritet të merret vendimi lidhur me ofertën e marrë për të vënë në punë aeroportin e Kukësit, ndërsa ende po vazhdojnë negociatat për ndërtimin e një aeroporti të dytë pranë Vlorës. Për të dy projektet e mësipërme qeveria shqiptare ka marrë propozime të pakërkuara nga operatorë privatë.

Paralelisht, transporti i udhëtarëve në rrugë detare këtë vit ka prekur një lloj stanjacioni. Për 11-mujorin, numri i udhëtarëve ishte 1.4 milionë, me një rritje prej vetëm 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kufijtë e rinj monetarë të vendosur nga Qeveria

Tenderët publikë, si do të zhvillohen pas 3 Qershorit?

Borxhi publik në nivelet më të larta që nga vitet ‘60

Ekonomia “anemike” e Britanisë para zgjedhjeve

Kategoritë që përfitojnë dhe kur pritet të hyjë në fuqi vendimi

Punonjësit e Policisë së Shtetit do të kenë rritje page me 30%