MENU
klinika

Detajet

Unaza/ Banorët: Këtu është vend krimi

11.12.2018 - 12:39

Banorët e Astirit, të cilët preken nga projekti i ndërtimit të “Unazës së Re” kanë deklaruar se punimet vijojnë edhe gjatë natës.

Ata e cilësojnë si “vend krimi”, ndërsa kanë kërkuar në formë të prerë që të anulohet projekti pas skandalit të publikuar nga falsifikimi i dokumenteve nga kompania “DH Albania”.

Gjithashtu banorët drejtojnë gishtin e fajësisë tek bashkia e Tiranës, e cila sipas tyre vijon punën rregullisht në pjesën e Astirit.

“Këtu është vend krimi. Po qe se ka prokurori, po qe se ka një shtet që funksionon, këtu do të ishin rrethuar të gjitha gjërat për të parë se çfarë po bëhet. Këtu punojnë natën.
Punon bashkia e Tiranë.

Të gjithë strukturat e shteti janë hedhë tek krimi dhe tek kjo aferë që po ndodh me unazën e re. Ne banorët nuk do të lejojmë asnjë punonjës shteti, që të kërcënojnë banorët me fadroma me letra apo me shkresa. Sepse kjo është një skenë krimi. Ne kemi një kërkesë që deri dje ishte dëmshpërblimi i shtëpive tona. Tani është anulimi i projektit, që për post shtëpive po na vjedhë taksat tona”, u shpreh banori.