MENU
klinika

Detajet

Unaza/ IKMT vijon punën, banorët e Shkozës në protestë sërish

04.12.2018 - 08:47

Në Shkozë vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe. Partia Demokratike ka publikuar një video nga protesta dhe kundërshtimi i banorëve ditën e sotme, ndërsa mjetet e IKMT vijojnë punën.

Banorët e Shkozës, ashtu sikur ata të ‘Astirit’, janë ngritur në protestë për projektin e Unazës së Madhe, duke akuzuar se nuk është zbatuar gjurma e vjetër në planifikimin e këtij projekti.

Në Shkozë preken 16 objekte, ndërsa dje u regjistrua edhe një situatë e tensionuar mes banorëve e deputetëve të PD me punonjësit e IKMT-së dhe zyrtarin e këtij institucioni Fatmir Meta.

Ndërkohë që protesta është shtrirë edhe në sheshin “Shqiponja”, tek “Unaza e Re”, para Bashkisë të Tiranës dhe përpara Kuvendit.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës