MENU
klinika

Lënia e mandatit

Vajza e Azem Hajdarit: Dua të iki nga Basha, nuk rri më në PD

10.12.2018 - 17:19

Në “Ditën e Rinisë” deputetja e PD, Rudina Hajdari u shpreh e gatshme të lërë mandatin e deputetes për t’iu bashkuar të rinjve në protestë.

Deklarata e saj tingëlloi çudtishëm, pro duket se Rudina Hajdari, e ka në plan jo vetëm të ler mandatin por dhe të largohet nga PD.

Vajza e Azem Hajdarit, e cila jo me pak bujë u përfshi në politikë në vitin 2017,  në një status në Facebook ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike, teksa ka thënë se kjo forcë politike nuk kuptohet nga populli dhe se nuk sheh të ardhme brenda saj. Sipas deputetes së PD, një parti politike s’mund të shkojë kurrë në fitore me fotografi apo me thirrje nacionaliste.

Rudina Hajdari: E kam vështirë të shikoj një të ardhme brenda një partie që po duket sikur po nuk po kuptohet nga populli gjithsesi. Një parti nuk shkon dot kurrë në fitore, as me foto me figura të larta politike, dhe as me thirrje nacionaliste. Flas këtu për dështimin e të gjitha partive, sepse këto janë rrugët që po ndjekin për të shpëtuar veten. Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim e bëri punën e saj dhe i shërbeu Ilir Metës dëri në ngritjen dhe ringritjen e tij. Tani kjo organizatë është pa udhëheqje, por me përfaqësim. Ndërkohë, Partia Socialiste është në prag të vetëvrasjes politike. BE-ja është e lodhur me të dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk i beson më askujt. Pra, jemi në një udhëkryq të madh..

Hajdari thotë se këto ditë do konsultohet me votuesit e saj dhe më pas do të japë dorëheqjen nga mandati i saj.

Rudina Hajdari: Megjithatë, para se të heq dorë nga mandati im, kam detyrim ndaj atyre që më qëndruan pranë gjatë kësaj kohe, ndaj atyre që më votuan. Do të takohem me ta, dhe do ta diskutoj me ta vendimin tim, sepse ndjej detyrim madhor ndaj tyre. Pra, ky është vendimi im, dhe janë studentët e sotëm që më frymëzuan të ndërmarr këtë hap. Prandaj them që nuk ka kthim mbrapa.