MENU
klinika

Emri

Vazhdon skandali i doktoraturave të vjedhura/ Taulant Muka denoncon vajzën e…

14.12.2018 - 11:05

Ish- zv/ministri i Arsimit Taulant Muka vijon me denoncimet e tij lidhur me plagjiaturat në doktoratura. Këtë herë Muka ka zbuluar vajzën e Dhori Kules, Ditjona, e cila, sipas tij, ka bërë plagjiatuarë në punimin e saj të Doktoraturës. Sipas Mukës, në Doktoraturën e vajzës së Dekanit, njëherësh pedagoge në Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ndeshen kopjime pa cituar burimin origjinal nga tekste të mëparshme në shqip.

Muka shkruan se rreth 1/3 e Doktoraturës së Kules është e kopjuar, ç’ka e bën atë një nga plagjiaturat më të mëdha që ai së bashku me Vladimir Kolën kanë zbuluar dhe publikuar.

“Nga ana tjeter, dua te ve ne dukje se, artikujt, tezat, raportet, etj., qe jane te kopjuar ne tekstin e Tezes se Doktoratures ne fjale, nuk jane cituar ne faqen perkatese, as nuk jane vendosur ne fund te Tezes te “literatura” e konsultuar (perveç studimit “Evidence About The Link Between Education, Poverty and Terrorism Among Palestinians”, Claude Berrebi, 2003, te cilin e ka vendosur te lista e libra te konsultuar, por nuk e ka cituar). Pra, sikur te mos ishin lexuar fare si dokumente”, shkruan mes të tjerash Muka.