MENU
klinika

94 milionë eurot për bujqësinë

Vetëm 41 mijë fermerë janë të regjistruar

07.12.2018 - 15:18

Ndërsa 94 milion Euro janë vënë në funksion të zhvillimit të bujqësisë, agropërpunimit dhe zhvillimit rural përmes programit IPARD II, duket se përthithja e tyre do të jetë e vështirë . Kështu një ndër kriteret e për të përfituar grante, është regjistrimi si subjekt tregtar dhe marrja e numrit unik të identifikimit të subjektit (NUIS).

Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve tregojnë se  nga 354 mijë fermerë në të gjithë vendin, më pak se 41 mijë prej tyre janë të pajisur me një NUIS dhe që kanë një mundësi për tu bërë pjesë e aplikimeve.

Ashtu sikurse në programin IPARD I edhe këtë herë, duket se fondet do të shkojnë për “më të fuqishmit” e sektorit, për ata të cilët e kanë mësuar rrugën, që kanë bërë investime kolosale, kanë krijuar besueshmëri në realizimin e planeve të biznesit dhe që duan të zgjerojnë investimet e  tyre.

Kështu, pavarësisht se Ministria e Bujqësisë ka sërish në dorë një instrument të fuqishëm financimi prej 94 milion eurosh, një fond i përbashkët midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, sërish do të lërë të pambuluar pjesën e  “padukshme” të bujqësisë shqiptare, të cilët punonjë më së shumti në këtë sektor për arsye mbijetese dhe nuk tentojnë ta kthejnë atë në një mekanizëm zhvillimi dhe për rritje të të ardhurave.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


94 milionë euro për bujqësinë

Nisin nesër aplikimet për subvencione