Këngëtarja Vikena Kamenica ka marrë një vendim drastik vetëm pak ditë para finales së Festivalit të 57-të në RTSH, duke e braktisur atë!
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Festivalit në “Instagram”, ku zbulohet edhe arsyeja e këtij vendimi të rëndësishëm. Në festival Vikena ishte prezantuar me këngën “Natën e mirë”.
“Vikena Kamenica nuk do të jetë pjesë e Festivalit të 57-të në RTSH. Kënga “Natën e mirë”, e këngëtares Vikena Kamenica nuk do të jetë pjesë e konkurrimit në Festivalin e 57-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Artistja është tërhequr nga gara për shkak të disa impenjimeve të papritura profesionale, të cilat janë bërë pengesë për të respektuar vijueshmërinë dhe rregulloren e Festivalit. Sipas rregullores së Festivalit bazuar në vlerësimet e Komisionit Përzgjedhës, kënga që do të vijojë garën është “Dua ta besoj”, kënduar nga Artemisa Mithi & Febi Shkurti”, shkruhej në njoftimin e festivalit.