MENU
klinika

Erik bëhet serioz

Vjen propozimi, tani pritet dasma

03.12.2018 - 21:55

Këngëtari Erik Lloshi më në fund duket i bindur t’i japë fund jetës prej një djali beqarë, e të fillojë një jetë me përgjegjësi të reja.

I ftuar në emisionin “Familja” të Turjan Hyskës, Eriku ka deklaruar që tashmë i ka propozuar Rominës, të fejuarës së tij, për martesë dhe vitin tjetër do celebrojnë dashurinë e tyre në martesë.

Vajza që ia ka rrëmbyer zemrën Erikut, nuk është me origjinë shqiptare. Romina ka kryer studimet e larta në vendin tonë dhe po ashtu arriti të gjente dashurinë e jetës së saj, Erikun.

Meqë u kam hyrë këtyre punëve që 13 vjeç, tani ka ardhur koha të bëhem serioz. Ia kam bërë propozimin, vitin tjetër do martohemi në Tiranë”, është shprehur i bindur tashmë Eriku.

Për datën apo detaje të tjera rreth dasmës nuk është zbuluar gjë më tepër, në fund të fundit është ende herët.