MENU
klinika

Në Friend’s Book House

Vojsava Nelo promovon ‘’Muzgje e Bostonit’’

16.12.2018 - 11:45

Më datë 20 dhjetor do të  promovohet një libër i ri i quajtur ‘’Muzgje e Bostonit’’ në ambientet e këndshme të bar ‘Frend’s Book House’. Ky libër poezish i Vojsava Nelos sapo ka dalë në botim nga Shtëpia Botuese ALBAS.

Në këtë event do të marrin pjesë shkrimtarë, artistë, gazetarë, miq e dashamirës të autores. Në një ambient me  njerëz të kulturës, intelektualë do të ketë dhe recitime në poezi dhe mendime dialoguese.

Interpretimi i ngrohtë do të vijë nga artistet aktorja e njohur, ‘Artiste e Popullit’ Margarita Xhepa, si dhe artisti dhe ‘Mjeshtri i Madh’ e Bujar Asqeriu.

Prof. Dr. Josif Papagjoni një kritik i njohur letrar për këtë botim e vlerëson stilin poetik me këto fjalë.

“Që në botimet e para të saj dalloje ndjenjën e thellë, intensitetin emocional, lirikën e bukur. Poezia e Vojsavës nuk është vështirë të dekodohet; është e tejdukshme, e rrokshme qysh në shqiptimin e parë.’’

Poetja Vojsava Nelo luan bukur dhe këndshëm me vargun e brengave të njeriut. Ai është e blatuar me një ndjenjë bashkëshoqërore dhe e ndien atë në poezinë e saj që si thotë ai kanë një ‘’ndjenjë të bardhë’’.

‘’Ndërsa lexon poezinë e Vojsavës, apo e dëgjon të recituar, nuk mund të mos ndiesh fëshfërimën lirike të një shpirti të bukur gruaje poete, dhe letërsinë shqipe, ku prehet ky shpirt.”, shkruan Papagjoni.

 

Vetë autorja e këtij libri Vojsava Nelo ka pasur një vlerësim të poetit dhe shkrimtarit Dritëro Agollit. Këto vlerësime kanë qenë një shtysë e madhe për të dhe për t’u frymëzuar edhe më në punën e saj.

Disa nga librat e saj të tjerë janë, nga Toena në 2015, ‘’Gruaja me të Zeza’’, nga Bota Shqipëtare në 2018 ‘’Nëpër vorbulla misterioze’’.

Në këto vepra ajo lëvron në romanin, narracion artistik që tipologjikisht qëndron shumë afër me romanin romatik. Krijon e ndërton ngjarjet përballë kufijve të të ekzistuarit në dhe veprime nëpërmjet dramacititiet.

Ku vetë narracioni fut dhe autoren si personazh me të zeza nga ku ngërthejnë ngjarje, simbole, pabesi kumte, vorbulla të jetës shoqërore që përfshijnë të gjithë.

Ajo merret gjithashtu me inteligjencën dhe kuptimin e fjalës’’i mençur’’. Vetë si autore ajo do që lexuesi të futet hellë në mendime kur të lexojë veprën e saj, të mendohet e të reflektojë dometheniën e fjalëve. Që aty në thellësi të ndjejë emocionet dhe fjalët e shpritit.

Në librin e ri ajo vjen shpërthyese dhe me gjithë nuancat e ngjyresave që shpreh në vargje.

Poeti Dritëro Agolli për Vojzava  Nelon ka pas thënë se ajo është një poeteshë e talentuar.

‘’Që atëherë më ka bërë përshtypje ndjeshmëria e thellë që mishëronte. Me botimin e librave, u pa qartë se poezia e saj ishte poezi e një femre delikate; e brishtë, e ndjeshme, një poezi që del nga shpirti. Trasparente, e bukur, me nivel të lartë artistik, plot muzikalitet.

Vojsava Nelo është një poeteshë e vërtetë, origjinale. Ka identitetin dhe figuracionin e saj, metaforat dhe mjete e tjera artistike.’’

‘’Poezia e saj është spontane dhe të kujton atë që thotë Tolstoi, shkrimtari gjenial i shek. XIX, “krijimtaria është si teshtima, që kur të vjen, nuk e mban dot”.

Dramaturgu dhe shkrimtari Fadil Kraja në një vlerësim të veçantë  ka shkruar për të. Ai përkujtn një brez të gjithë studentësh dhe poetësh ku në mes tyre zë pjesë dhe Vojsava. Në vitet 1973-1977 ajo për të vjen si talent dhe e ndritshme e gjallë dhe e talentuar në poezinë shqiptare. Për më shumë ai shton:

‘’Shumë vajza, shkruanin e shkruajnë poezi, por, shumicës nuk ua dëgjoj më zërin. I merr me vete vorbulla e halleve të jetës. Të rralla janë ato që i qëndrojnë kohës. Një ndër to është Vojsava. Në kujtimet e mia, ish studentja ime, Vojsava Nelo, ka ngelur siç ngel pranvera në zemrat tona: Poezi e fytyrës dhe shpirtit.”, shkruan Kraja.

Një far

Saranda e zhytur në drita,

sonte,

si rrallë herë

s’më thotë gjë.

Hëna shëtit ngadalë nëpër qiell,

si rrallë herë,

s’më thotë asgjë?!

As ai yll i largët,

që sonte e pash për herë të parë,

a ndoshta sonte e shoh për të mijtën herë?!

S’e di?! Nuk e di?!

Tragetet venë e vijnë,

prej orientimit

që i bën

ky far,

aty.

Për mua,

asnjë orientim,

megjithëse nuk ia ndaj sytë

dritës ritmike të tij.

Sonte, nuk di pse sonte,

sonte si rrallë,

për mua nuk gjendet

për dreq

një far?!

(Kjo poezi eshte botuar te libri “Muzgjet e Bostonit”, 2018)

 

Do t’i gris ca vjersha

Do t’i gris ca vjersha.

Ca njerëz do t’i flak.

Ca njerëz që i desha gjer tek ylli më i largët,

ku besoja,

se  mund të mbërrinim bashkë.

Në rrugë e sipër të qetësonim shpirtra,

ditë të acarta,

dhe herë pas here të shëronim ndonjë plagë.

Por… Fantazi. E tëra fantazi

që u fik

si dritat e një qyteti të madh në orët e vona të natës

një e nga një,

pak e nga pak.

Do t’i gris ca vjersha.

Ca njerëz do t’i flak.

Ca njerëz me të cilët besoja,

se mund të mbërrinim gjer te ylli më i largët,

po kurrë,

te kjo natë.

(Milano, e mërkurë, 16 shtator, 2013)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


87 – vjetori i Dritëro Agollit

“Këtu s’do t’jem, do jem larguar”!


Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!