MENU
klinika

Dëshmia e plotë

Vrasja e Marvi Mihalit, gjykata zbardh dëshminë e shoqes së tij

24.12.2018 - 17:14

Për çështjen e Marvi Mihalit, të riut që humbi jetën gjatë një sherri banal verën e kaluar, Gjykata e Tiranës ka marrë dëshminë e shoqes së ngushtë të Marvi Mihalit.

Dëshmitarja ka treguar se para ngjarjes ajo së bashku me Marvin dhe disa miq të tjerë kanë qenë te sheshi “Nënë Tereza”, ndërsa e ka marrë Armendi në telefon dhe i ka thënë që të shkonte me të.

Sipas saj i riu i ka thënë jo, por pas disa insistimeve të tij, ka shkuar. Në spital, tha dëshmitarja, Armendi ia ka pohuar se Marvin e ka vrarë Dejvi, ndërsa i ka thënë se ata ishin të armatosur me thikë dhe ishte larguar nga frika.

Gjithashtu, dëshminë e tij ka dhënë edhe roja e kazinosë që ndodhet pranë stadiumit “Dinamo”.
Ai ka thënë se nuk e kishte shumë të qartë situatën, por mbante mend se kishte tre persona që kishin ardhur dhe rreth 5 të tjerë që kishin dalë nga një lokal aty pranë.

Pas kësaj ata ishin konfliktuar me grushte, ndërsa pas pak momentesh ka parë një person të shtrirë dhe një vajzë që thotë se kishin therur një djalë.

"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!

“I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën”

Vëllai i Alma Arrazit rrëfen bisedën e fundit me të motrën