12.12.2018 - 15:02
Tifozët e Interit morën një goditje të rëndë mbrëmjen e kaluar kur u eliminuan nga faza e grupeve në Champions League, pas barazimit 1-1 në “San Siro” ndaj PSV.
Por më shumë këtë eliminim duke se e ka vuajtur e bashkëshortja e kapitenit zikaltër, Wanda Nara dhe djali i saj, të cilët kanë shpërthyer në lot pas ndeshjes.
Modelja argjentinase, e pranishme në “San Siro” për ndeshjen me PSV-në, e fundit në grupe nuk e ka përmbajtur veten për shkak të zhgënjimit të thellë.
Ndoshta ky eliminim është pika që mbush kupën për Icardin dhe menaxheren e njëkohësisht bashkëshorten e tij Wanda, për të kërkuar transferimin në një ekip që të ofron më shumë jo thjesht nga ana financiare.