MENU
klinika

Nuk gjen paqe

Woody Allen akuzohet edhe për pedofili

18.12.2018 - 20:27

Një tjetër histori i është bashkangjitur akuzave të pafundme për abuzime seksuale për shkrimtarin dhe producentin e famshëm Woody Allen. “The Hollywood Reporter” ka bërë publike rrëfimin e një gruaje të quajtur Babi Christina Engelhardt, e cila tregon se ka pasur marrëdhënie seksuale me Allen prej 8 vitesh që nga mosha 16-vjeçare.

Kur ishte minorene, ajo takoi për herë të parë Woody Allen në një restorant në New York dhe pranoi të shkëmbente numrin me të dhe muaj më vonë ata nisën marrëdhënie intime intensive. Një vit më vonë, në moshën 17-vjeçare, ajo u shpërngul në Los Angeles për të qenë më pranë producentit dhe u shpreh se ai e përfshinte në orgji dhe abuzonte psikologjikisht me të.

Pas shumë vitesh, Babi e kuptoi se ai po luante me të dhe vendosi të largohej përfundimisht nga ajo situatë. Të gjithë rrëfimin e saj ajo ka pranuar ta publikojë në mënyrë që të vendoset drejtësia dhe Woody Allen të marrë dënimin që meriton për pedofili.