Zayn Malik dhe modelja Gigi Hadid janë një nga çiftet më të pëlqyer nga personazhet e famshëm, por pavarësisht kësaj duket se marrëdhënia e tyre ka marrë fund sërish!
Ish-pjesëtari i “One Direction” nuk e ndjek më në rrjetet sociale modelen e famshme dhe fansat e kanë vënë menjëherë re këtë detaj. Ai gjithashtu ka fshirë fotot me bukuroshet, ndërkohë që kjo e fundit vazhdon ta ndjekë dhe të ketë fotot e tyre së bashku.
Në një postim të Twitter, Gigi u shpreh se nuk ka për t’i dhënë shpjegime askujt se çfarë bën me jetën e saj, nëse ndahet apo bashkohet apo gjithçka tjetër personale. Postimi i saj i fundit në platformat sociale ku përfshihet edhe Zayn daton në muajin tetor.
Ndërkohë që burime pranë tyre kanë konfirmuar se dyshja nuk kanë qenë pranë njëri-tjetrit për festat e fundvitit.