“FAROUT VG18”, është planeti më i vogël dhe deri tani me distancën më të largët nga dielli, i cili sërish i përket sistemit tonë diellor dhe është…rozë.
Shumë larg nga dielli dhe 120 herë në distancë nga largësia tokë-diell, pra tre herë më larg se planeti Pluton, i fundit që kish zbuluar NASA deri përpara zbulimit të FAROUT.
Zbuluesit janë tre astronomë Amerikanë, të cilët kanë arritur ta zbulojnë planetin falë një teleskopi japonez Subaru, mbi vullkanin Mauna Kea në Hawaii.
Tre astronomët, Scott Sheppard të “Carnegie Institution for Science”, David Tholen i Universitetit të Hawaiit dhe Chad Trujillo i Universitetit të Arizonës, kanë qenë duke eksploruar kufijtë e sistemit diellor në kërkim të një planeti tjetër, pra të 9-it; kur u ndeshën befasisht me FAROUT, të cilit ende nuk i njihet orbita ekzakte.
Deri tani, ka specifikuar Tholen, njohim vetëm distancën e tij ekstreme nga dielli, diametrin e tij me përafërsi rreth 500 km, dhe ngjyrën e tij me nuanca rozë dhe lejla, tipar ky i planetëve të akullt.
Shkencëtari gjithashtu shprehet me siguri se për shkak të distancës së tij, “FAROUT VG18” i duhen më shumë se 1.000 vite për të kryer një rreth-rrotullim të plotë përreth diellit.