18.12.2018 - 18:32
Mbrëmjen e sotme në bashkinë Finiq, është gjetur i mbytur një person në një kanall në Vrion.
Trupi i pajetë është parë nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Trupi është nxjerrë me vështirësi nga kanali, pasi ishte i mbuluar nga ferrat.
Dyshohet se viktima është rreth 45 vjeç dhe mund të jetë mbytur tre ditë më parë. Policia vijon hetimet.
Policia vijon hetimet.