MENU
klinika

Joyce Kilmer – poeti i pemëve

Zbuloni kush është më e bukur, pema apo poezia?

07.12.2018 - 11:16

Gazetari dhe poeti Joyce Kilmer lindi në New Brunswick, New Jersey, në vitin në 1886. I njohur për poezinë që lartësonte bukurinë magjiplotë të natyrës, si dhe besimin e tij fetar, ai u vra pasi u regjistrua në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore.

Kilmer është nderuar me çmimin prestigjioz francez të trimërisë “Croix de Guerre” (Kryqi i Luftës), më pas një pjesë e Pyjeve Kombëtare në Karolinën e Veriut do të mbanin emrin e tij.

Pasi u diplomua në kolegjin Rutgers dhe Universitetin Columbi, Kilmer shërbeu si redaktor letrar për gazetën fetare “The Churchman”, dhe më vonë ishte pjesë e stafit të “New York Times”.

“Mendoj se kurrë nuk do të më duket një poezi, e bukur sa një pemë”, ka thënë ai.

I mirënjohur me poezinë “Pemët”, botuar më 1914, Kilmer u regjistrua në Gardën Kombëtare të Nju Jorkut në vitin 1917, kur Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Parë Botërore. Si djalë i vetëm familjeje, atij nuk iu kërkua të bashkohej me shërbimet.

Në vend të kësaj, ai kërkoi, dhe mori, një transferim tek këmbësoria dhe u vendos në Evropë. Në kohën e transferimit, ai u konsiderua gjerësisht si poeti kryesor katolik amerikan i brezit të tij.

Sapo shkoi në Evropë, Kilmer u ngrit në rangun e rreshterit dhe shërbeu kryesisht si një oficer i inteligjencës, duke mbledhur të dhëna dhe informacione nga linja e armikut. Më 30 korrik 1918, ai u bashkua me betejën e Ourcq dhe u vra nga plumbi i një snajperi.

Besimi i tij i fortë fetar dhe përkushtimi ndaj bukurisë natyrore anë e mbanë rruzullit tokësor ndikoi shumë në punën e Kilmerit. “Pemët” mbeten unike për personifikimin e saj në poemë dhe u bënë më popullore pas vdekjes së tij, në vitet 1940 dhe 1950, madje janë bërë shpesh edhe tekst muzikor.

Në vitin 1938, qeveria federale bleu 3.800 hektarë pyje në Karolinën e Veriut për të ndaluar prerjet e gjera. Shtresa e pyllit iu kushtua kujtesës dhe shërbimit të Kilmerit. Emri i tij i është dhënë gjithashtu shumë rrugëve dhe shkollave anembanë vendit, si dhe një parku në Bronks.

Pemët

Mendoj se s’do shoh kurrë në jetë
Një poemë të hijshme si një pemë.

Një pemë me gojën e uritur zhytur fort teposhtë
Tek ia thith gjirin e bollshëm e të ëmbël nënës tokë.

Një pemë që vetëm tek Zoti i mban sytë,
Dhe me krahët e gjelbër lart lutet natë e ditë.

Një pemë që në çdo stinë vere vesh
Një çerdhe gushëkuqësh në flokët e vet.

Mbi kraharor të të cilës bora prehet
Një pemë që në intimitet me shiun e çon jetën.

Poemat bëhen nga të marrë si unë vetë
Por vetëm Zoti mund ta bëjë një pemë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!