MENU
klinika

Deklarata

Zgjedhja e anëtarëve të KLGJ, Xhafaj: Shpresoj që të tregojnë përgjegjshmëri

12.12.2018 - 11:22

Pas zgjedhjes së 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka reaguar ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Si ish-kryetar i Komisionit që hartoi Reformën në Drejtësi, ai ka thënë se përzgjedhja e anëtarëve të KLP tregoi ndryshimin rrënjësor që po pëson kjo strukturë.

Përzgjedhja e anëtarëve të KLP dje, nga mbledhja e gjithë prokurorëve, shenjë e qartë e fillimit të ndryshimit rrënjësor në strukturën e Prokurorisë.

Cilësia e procesit të përzgjedhjes konfirmim i zgjidhjeve të duhura kushtetuese dhe ligjore për krijimin e “Qeverisë” së sistemit të drejtësisë sipas standardeve më të mira euroatlantike

Një përzgjedhje shumë e respektuar. 6 prokurorë me integritet të lartë, me vlera profesionale të spikatura dhe me kontribute të njohura në drejtësinë penale. 6 prokurorë që japin shpresë e garanci, që të kemi një qeverisje të përgjegjshme të sistemit të Prokurorisë

Një garanci e fortë për zbatimin e reformës në drejtësinë penale, për një fytyrë të re të Prokurorisë në zbatimin e ligjit, në shërbimin ndaj qytetarëve. Le të shpresojmë se të njëjtën përgjegjshmëri dhe qytetari do të tregojnë sot edhe gjyqtarët për zgjedhjen e anëtarëve të KLGj”, tha Xhafaj. 

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci