MENU
klinika

Sistemi i drejtësisë

Zgjidhet KLP/ Ambasada Amerikane: Koha për të bërë historinë!

11.12.2018 - 20:48

E ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones në një fjalim para votimit të KLP-së, e ka cilësuar moment historik, zgjedhjen e një ndër institucioneve më të rëndësishme në kuadër të reformës në drejtësi, atë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Unë nuk dua t’i heq gjë këtij çasti me një fjalim të gjatë. Kjo është koha juaj për të votuar. Kjo është koha juaj për të bërë historine për Shqipërinë dhe botën. Kjo është koha juaj për t’i dhënë njerëzve të Shqipërisë sistemin e drejtësisë që meritojnë dhe që kërkojnë.

ambasada amerikane-konica.al

Shqipëria ka qenë në pritje të këtij çasti prej kohë të gjatë. Ju e keni pritur këtë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë ndihmuar Prokurorinë e Përgjithshme për rregullat e votimit dhe fletën e votimit; jemi të kënaqur që ky proces do të jetë i drejtë dhe profesional.

Si dhe dua që ta dini se Shtetet e Bashkuara janë me ju, se ju nuk jeni vetëm. Pasi të ngrini sot këtë Këshill, ne do t’ju ndihmojmë në punën tuaj.

Ne gjithashtu do t’ju ndihmojmë të krijoni SPAK-un dhe BKH-në. Shtetet e Bashkuara i marrin shumë seriozisht reformat që po bën Shqipëria dhe jemi të kënaqur të festojmë arritjet tuaj të sotme”, tha Moses One në Mbledhjen e Zgjedhjes së Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës