MENU
klinika

Të dhënat e policisë

Zhduket në Greqi 31-vjeçarja shqiptare, jeta e saj në rrezik

22.12.2018 - 12:13

Një 31-vjeçare shqiptare, është zhdukur që prej datës 17 dhjetor pranë kufirit grek-shqiptar, në Follorinë.

Mediat greke duke iu referuar policisë kanë publikuar të dhënat dhe foton e shqiptares që banonte në Greqi. Ajo është identifikuar si Aurora Mici. Ditën që u zhduk, gruaja kishte veshur xhup të zi, atlete të bardha dhe kishte një çantë të zezë.

Në të dhënat e policisë thuhet se jeta e saj është në rrezik, shënuar me “silver alert”. Kërkimi ka nisur me urdhër të policisë greke. Ndërkohë që thuhet se ka një shenjë djegie në dorën e saj të djathtë.

Aurora-Mici-konica.al

Deri më tani me gjithë kërkimet policia nuk ka gjetur asnjë shenjë të saj, ndaj autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve nëse kanë informacion rreth vendndodhjes së mundshme të shqiptares.

Rritet papunësia, më e theksuar tek të rinjtë

Shifrat: Përsëritet “kriza greke”?

Lajm i mirë për punëtorët sezonalë

Greqia/ Leja e qëndrimit shtyhet me 90 ditë

Skanim shqiptarëve në Kakavijë

Greqia bën 2000 teste për Covid-19 në 24 orë

Mbyllet gjatë natës pika kufitare

Greqia rikthen karantinën për shqiptarët