Policia e Kurbinit ka arritur në përfundimin se zjarri në tregun e Laçit ka qenë i qëllimshëm, por ende nuk ka një autor për këtë. Nga ana tjetër, rezulton se tregu nuk ka qenë i regjistruar si biznes dhe ka ushtruar aktivitet në mënyrë informale!
Zjarri që shkrumboi tregun industrial të Laçit ka qenë i qëllimshëm.
Në këtë përfundim ka dalë Policia e Kurbinit mbi bazë të provave dhe dëshmive, por ngjarja ende nuk ka autorë.
Por teksa tregtarët rendnin në dyert e institucioneve për të kërkuar përgjigje, ata kanë mësuar se tregu në fakt ka vepruar si informal.
Ndaj edhe përgjegjësia sipas tyre bie direkt mbi pronarin.
Tregtarët nga ana tjetër flasin për dëme të mëdha financiare, ndërsa thonë se ky aktivitetet për shumicën ishte e vetmja e ardhur për familjet e tyre.
Prokuroria e Kurbinit vijon hetimet në lidhje me djegien e tregut, por ende nuk ka asnjë person të proceduar.