MENU
klinika

Nuk dihen shkaqet

Zjarri shkrumbon tregun industrial të Laçit

24.12.2018 - 09:20

Tregu industrial i Laçit është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja është shënuar rreth orës 6:00. Shkaku ka qenë zjarri në një lokal afër tregut të qytetit i cili më pas ka përfshirë edhe tregun industrial duke e përpirë nga flakët në pak minuta.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nga raportimet paraprake nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Në këtë treg mësohet se zhvillonin aktivitetin rreth 60 tregtarë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Tregtarët pretendojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, por do të jenë hetimet që do të përcaktojnë më mirë shkaqet.

Sipas raportimit të fundit nga gazetari i Ora Neës, Elvis Hila, (Ora 09:00) zjarrfikësit që kanë mbërritur edhe nga Lezha e Mirdita vijojnë të punojnë për shuarjen e flakëve

VIDEO/ “Zgjidhi nyjen e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit”

Rama: Ura e Madhe e Veriut, shëmbëlltyrë e ambicies sonë…

Çfarë ndodhi gjatë natës në një banesë

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia jep detaje!

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha