17.12.2018 - 08:31
Mbrëmjen e djeshme përfundoi numërimi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
PD ka nxjerrë listën përfundimtare të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, pas zgjedhjeve të zhvilluara një ditë më parë ku votuan 4919 demokratë.
Pas numërimit janë shpallur 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.
Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së do t’i hapë rrugë zgjedhjes së ekipit të ri të Lulzim Bashës.
Anëtarët e rinj të Këshillit do të votojnë për përzgjedhjen e dy nënkryetarëve të rinj të partisë, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të tjerë të PD-së.