MENU
klinika

Deklarata

Përvjetori i Rugovës/ Thaçi: Nderime dhe respekt

21.01.2019 - 14:24

‘Një prej arkitektëve të pluralizmit në Kosovë’, kështu është shprehur presidenti kosovar Hashim Thaçi gjatë homazheve për 13-vetorin e vdekjes së Ibrahim Ruogovës.

Sipas Thaçit Rugova ishte arkitekt i pluaralizmit dhe njeri i dialogut dhe angazhimeve unifikuese në Kosovë.

Gjithashtu Thaçi theksoi se Rugova ishte njeri i përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës.

“Sot shënojmë 13 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, një prej arkitektëve të pluralizmit në Kosovë, njeriut të dialogut, të negociatave, të marrëveshjeve të brendshme, por edhe në rrafshin ndërkombëtarë, të angazhimeve unifikuese, të përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Prandaj, sot bëj nderimet më të larta shtetërore si president i vendit dhe si bashkëpunëtor i tij. Nderime dhe respekt!”, u shpreh Thaçi.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!