MENU
klinika

"Krimi kundër njerëzimit"

20 vjet nga masakra e Reçakut, askush nuk u dënua për krimet

13.01.2019 - 19:59

Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes.

Tani, kur bëhen 20 vjet nga masakra, banorët e fshatit, të cilëve iu vranë familjarët, thonë se janë të dëshpëruar me faktin se askush nuk u dënua për krimet e kryera.

Reçak, vendi ku 20 vjet më parë forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, në një fshat që pakkush ia dinte emrin.

20 vjet nga masakra e recakut-konica.al

Ngjarja që ndodhi në fshatin Reçak do të ndryshonte përgjithmonë historinë e Kosovës.

Vetëm tre muaj para masakrës së Reçakut në Kosovë ishte vendosur Misioni Verifikues i OSBE-së.

Detyra e monitoruesve ndërkombëtarë ishte të siguroheshin që po ndaleshin luftimet mes forcave serbe dhe atyre te UÇK-së.

Ata duhej të monitoronin dhe kthimin e mijëra civilëve shqiptarë në shtëpitë e tyre pasi kishin ikur ne male.

Shefi i misionit William Walker, ish-diplomat amerikan, shkoi në vendngjarje një ditë pas masakrës, ku u paralajmërua për pamjet që do të shihte.

Pas pamjeve të masakrës, të cilat u shpërndanë në të gjithë botën, Walker mbajti një konferencë për shtyp në Prishtinë ku theksoi se të vrarët ishin civilë.

Pak kohë pas kësaj deklarate, qeveria e kryesuar nga Sllobodan Millosheviçi urdhëroi largimin e ambasdorit Walker nga territori i quajtur atëherë Jugosllavi.

20 vjet nga masakra e recakut-konica.al

Shefi i OSBE-së u largua nga fshati, dhe banorët mblodhën trupat e pajetë.

Më tej rifilluan luftimet midis forcave serbe dhe UÇK-së.

Masakra e Reçakut pati ndikim të madh ndërkombëtar.

Kur trupat e kosovarëve mbaheshin nga serbët u krijua Delegacioni i Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare organizoi Konferencën e Rambujesë.

Më 6 shkurt 1999 filluan takimet në Rambuje.

Pasi pala serbe nuk nënshkroi marrëveshjen të dalë nga Rambujeja me Kosovën filluan bombardimet e NATO-s  mbi caqet e policisë dhe ushtrisë serbe.

Kjo fushatë bombardimesh zgjati rreth 78 ditë dhe me 10 qershor 1999 Kosova u çlirua.

Nga lufta në Kosovë ende mbeten 1647 persona të pa gjetur sipas Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Masakra e Reçakut ishte pjesë e Tribunalit Ndërkombëtar për krime lufte në ish-Jugosllavi kundër ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviçit dhe zyrtarëve të tjerë serb.

Pas vdekjes së Millosheviçit proçesi mbeti në gjysmë dhe askush nga të akuzuarit nuk u dënua për krimet e luftës.

Trupat e të vrarëve janë varrosur në hyrje të fshatit dhe vetëm pak metra më larg është vendosur statuja e William Walker që e konsideroi masakrën e Reçakut krim kundër njerëzimit

"Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…"

“Si janë raportet tuaja me Ramën?”/ Përgjigjet Albin Kurti

Portali i njohur i Brukselit i zbulon “sekretin”

Jeta luksoze e Vuçiçit është e paimagjinueshme për serbët

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit