MENU
klinika

Detajet

21 janari/ Rama me familjarët kurora në Bulevard

21.01.2019 - 11:14

Sot u bënë tetë vite nga 21 janari i 2011 ku përleshjet e dhunshme mes protestuesve të thirrur nga opozita e asaj kohe e drejtuar nga Edi Rama kundër qeverisë “Berisha” me forcat e policisë sollën 4 viktima.

Por ndërsa nuk është parashikuar ndonjë ceremoni zyrtare, Kryeministri Edi Rama ashtu si çdo përvjetor do të vendosë kurora me lule në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” atje ku u vranë 4 protestuesit.

 

Mësohet se është parashikuar që në orën 11:00 Rama të dalë nga Kryeministria dhe i shoqëruar nga të afërmit e 4 viktimave, por dhe përfaqësues të tjerë të PS dhe deputetë të vendosin kurora me lule në Bulevard.