MENU
klinika

George dhe Amal

400 mln paund mbajnë të lidhur çiftin e famshëm!

24.01.2019 - 20:15

George Clooney mohoi lajmet e fundit të nxjerra nga “RadarOnline” se është duke përgatitur ndarjen nga Amal Clooney.

57-vjeçari reagoi duke thënë se gjithçka është një trillim. Sajti në fjalë pretendon se avokatja e të drejtave të njeriut ka shkuar në shtëpinë e tyre të re në ishullin italian me fëmijët Alexander dhe Ella dhe e urdhëroi bashkëshortin që t’u qëndrojë larg. Burimet e tyre thanë: “Ai donte që ata të ndanin pronën e re së bashku, por pas një sherri të rëndë ajo shkoi atje me Alexander dhe Ella”.

“Ajo i ka thënë atij se nëse ai vjen, ai do të duhet të qëndrojë në shtëpinë e mysafirëve”, ka rrëfyer më tej burimi i RadarOnline.

Edhe pse aktori i famshëm i hodhi poshtë këto lajme, faqja shkoi edhe më tej duke shkruar se janë 400 milionë ato që po mbajnë ende bashkë George Clooney dhe Amal.

Për të parë se si qëndron e vërteta, tashmë na duhet të presim pasi vetëm koha mund ta vërtetojë!