MENU
klinika

“Kurrë nuk është vonë”

Cardi B ëndërron të bëhet mësuese historie!

08.01.2019 - 17:28

Cardi B, brenda një kohe shumë të shkurtër, është bërë një nga reperet më të pëlqyera në të gjithë botën. Pavarësisht këtij fakti, ajo është shprehur së fundmi se nuk ka hequr dorë nga ëndrra e saj e hershme, të bëhet mësuese historie.

Reperja u detyrua të braktiste shkollën për t’u bërë striptiste me kohë të plotë që të mbulonte shpenzimet e jetesës. Por ajo zbuloi se nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj për t’u kthyer në shkollë.

26-vjeçarja u shpreh se: “Ndoshta më vonë do kem mundësinë të shkoj në shkollë. Nuk është kurrë vonë për të realizuar ëndrrat tuaja. Ndonjëherë është thjesht duke të krijosh atmosferën e duhur dhe kushtet për të arritur atë që do”.

Por reperja fitoi famë pasi videot e saj rreth jetës si striptiste u bënë virale. Ajo u bë pjesë e një reality shoë, Love & Hip Hop: Neë York në vitin 2015. Vitin e kaluar, hiti i saj ‘Bodak Yellow’ kryesoi tabelat amerikane dhe albumi i parë i saj ‘Invasion of Privacy’ debutoi në vendin e parë.