13.01.2019 - 16:17
Shqipëria është vendi nga kanë origjinën shumë yje që kanë pushtuar Europën, por edhe botën gjatë viteve të fundit, në fusha të ndryshme, duke nisur nga futbolli, e duke e mbyllur me muzikën.
Tashmë një tjetër yll është duke lindur në Suedi. Elvin Xhinovci, një 8-vjeçar shqiptar që jeton në Suedi, ka mahnitur jurinë e emisionit për talentë, T*LANG.
Elvini tregoi para jurisë aftësitë e tij të pabesueshme në rap, duke bërë rap si një profesionist me këngën “Karma is a bitch” të idhulllit të tij Samir Badran.
Videoja e performancës, e publikuar në YouTube këto ditë, ka marrë gati 200,000 shikime deri më tani.