MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

A ka dyshime në marrëveshjen Kosovë-Serbi?

06.01.2019 - 17:06

Serbi

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, nuk beson se gjatë vitit 2019 do të përfundojnë bisedimet dhe të arrihet ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha kurdo që të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, ajo do të vërtetohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë për gazetën serbe Blic, se planifikohej që dialogu të përmbyllej deri në fund të mandatit të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, të cilës i përfundon mandati në katër mujorin e fundit të vitit 2019, por Daçiç dyshon kjo mund të ndodhë pas bllokadës së bisedimeve dhe se thotë se është e sigurt se Mogherini në të ardhmen nuk do të jetë ndërmjetësuese në bisedime.

Kosovë

Me parullat “Gjakova nuk harron”, “S’ka qetësi pa drejtësi” dhe “Dëshmorët nuk negociohen”, qindra qytetarë të Gjakovës, në mëngjesin e sotëm kanë protestuar para kishës ortodokse serbe, duke kundërshtuar kështu vizitën e pelegrinëve serbë, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte.

Policia thotë se protestuesit janë të qetë. Kapiten Shpresim Ramadani ka thënë se nuk kanë informatë se nëse do të vijnë pelegrinët serbë. Sipas tij, nëse edhe këta të fundit nuk do të vijnë për vizitë, janë të informuar se protesta do të zgjas deri në orën 12:00.

Serbi

Disa mijëra njerëz kanë marshuar mbrëmjen e së shtunës në kryeqytetin serb, Beograd, në fundjavën e pestë radhazi kundër të ashtuquajturit regjim të presidentit Aleksandar Vuçiç, të cilin e akuzojnë për autoritarizëm.

Protestuesit përfaqësojnë sfidën më të madhe në epokën e drejtimit të Vuçiqit deri më tani, e fillimisht u thirrën nga partitë opozitare pasi një prej udhëheqësve të tyre u dhunua përpara një mitingu politik në Serbinë qendrore, gjatë muajit nëntor.

Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se në kohën kur Kosovës i nevojiten përpjekje e brendshme për të gjetur rrugën më të mirë për ta përballuar dialogun me Serbinë, ka filluar një fushatë e ndyrë e udhëhequr nga Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit dhe i PDK-së dhe e pasuar nga lakenjtë e tij kundër LDK-së.

Mustafa ka shkruar në Facebook se për LDK-në nuk ka ekip të unitetit me njerëz jounifikues me njerëz që ofendojnë, gënjejnë e shpifin dhe Kosovës nuk i nevojitet kurrfarë ekipi i unitetit në kohën kur i ka të gjitha institucionet kushtetuese.


Maqedoni

Harmonizimi i ligjeve të Maqedonisë me direktivat evropiane do të sjellë shpenzime shtesë për qytetarët e Maqedonisë gjatë regjistrimit të automjeteve.

Kartoni i Gjelbër do të bashkohet me polisat e auto-përgjegjësisë, kështu që secili pronar duhet ta nxjerrë atë gjatë regjistrimit të automjetit ndërsa kjo risi pritet të zbatohet deri në fund të këtij vitit. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë