MENU
klinika

Konfliktet fetare

Abrahami dhe pse djemtë e tij u bënë armiq?

20.01.2019 - 09:56

Konfliktet fetare: Myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë bashkon prejardhja e njëjtë – çfarë bën atëherë pajtimin kaq të vështirë? Jo dëshmia biblike, por interpretimi i saj thekson atë që ndanë religjionet – deri te zemërimi flakërues me papën.

Hamburg. Skena duket e zakonshme, por ecuria është e një dimensioni historik botëror. Disa çadra në periferi të Sinait, në gjelbërimin e pakët kullosin, gjedhe, dele dhe dhi. Një plak i jep një skllave të re disa bukë dhe një zorrë uji. Pastaj ai dërgon atë dhe djalin e saj të vogël përgjithmonë, jashtë, në shkretëtirë.
Katërmijë vjet më vonë, pasardhësit e tri feve luftojnë për parësi midis religjioneve
të botës. Sepse plaku është Abrahami, monoteisti i parë i njerëzimit. Nga besimi tij krijohet Talmudi, si religjion i parë i shkruar judaizmi, më i përhapuri deri më tani, krishterimi me biblën dhe si më i ri, islami, me Kuranin.

Të tre konsiderojnë Abrahamin si të parin të fisit, që të trija ndjehen si trashëgimtare legjitime të marrëdhënieve të tij krejtësisht të veçanta me perëndinë: hebrenjtë si pasardhësit e Isakut, të cilin e bën Abrahami me gruan e tij Sarën në pleqëri të thellë; të krishterët si vëllezër të vegjël të hebrenjve; arabët si pasardhësit e Ismaelit, i parëlinduri i Abrahamit nga shërbëtorja egjyptase Hagar, të cilën Abrahami e dëbon sipas dëshirës së Sarës.

“Sipas Isakut duhet të quhen pasardhësit tu”, thotë Zoti i Dhiatës së Vjetër babait të dy fëmijëve “, por edhe nga djali i skllaves do të bëj një komb të madh.” Dhe engjëlli i Zotit parashikoi për Ismaelin: “Dora e tij kundër të gjithëve, duart e të gjithë njerëzve, kundër tij.”

Në bibël djemtë nuk do të luftojnë kundër njëri-tjetrit, dallimi në moshë është shumë i madh: Kur lindet Isaku, Ismaeli është tashmë katërmbëdhjetë vjeçar. Më vonë doktrina e profetit Muhamet i bën ata në vëllezër të armiqësuar dhe në kohën e re, parapëlqehet theksimi i dallimeve, jo i atyre të përbashkëta. “Ne duhet të kuptojmë”, thotë Matthias Morgenstern, teolog dhe judaist në Universitetin e Tübingen, “se imazhet e Abrahamit, aq të ngjashme dhe sa të ndërthurura kanë qenë në të kaluarën, gjatë shekujve, gjithnjë e më shumë janë larguar dhe ndërkohë, bëhen të papajtueshme.”

Në anën tjetër, pas zbulimeve të shumta arkeologjike në vitet e fundit, imazhi historik shfaqet gjithnjë e më shumë e nga errësira parahistorike: Abraham ishte nga qyteti i madh Ur, New York i asaj kohe, para 4.000 vjetëve, port detar botëror me lidhjet deri në Indi dhe Kinë. Babai i tij Terah tregton mish me shumicë, ai blen bagëti nga nomadët dhe furnizon me mish qytetet dhe detarët. Janë gjetur fatura të dërgim të mishit dhe madje edhe deklarime tatimore. Abrahami mëson bujqësinë, sistemin administrativ dhe të drejtën tregtare.

Për të qenë më afër me ata që transportonin mishin, Terahu zhvendos biznesin e familjes në Haran, në Turqinë jugore të sotme, atëherë një qendër e prodhimit të mishit, si më vonë Teksasi dhe Argjentina.

 

Biznesit lulëzon, pjesërisht për shkak se shefi ka njohuri për kursime tatimore dhe negocion dërgesa me furnizime afatgjatë, siç gjetën arkeologët më vonë në arkivin më të madh të shkrimit me pyka. Në Eblanë siriane, Parisin e botës së vjetër, 200,000 qytetarë vërtiten në luks, me pjata të arta, stof mëndafshi dhe erëza të çmuara.
Pas vdekjes së Terahut, Abrahami merr përsipër ndërmarrjen. Gruaja e tij Sara është shterpe dhe 500 perënditë e Haranit nuk ndihmojnë, atëherë të zhgënjyerit i shfaqet një vizion dhe dëgjon perëndinë, që thotë: “Shpërngulu nga vendi yt, largohu nga të afërmit tu, nga shtëpia e atit tënd dhe shko në vendin, që unë do të tregoj ty.” “Unë do të bëj prej teje një popull të madh.”

Abrahami vendos për të renë, të panjohurën, rrezikun dhe i bindet perëndisë. Ai shet pronën e tij të patundshme, investon parat në bagëti dhe nis shtegtimin. Që nga ai moment jeta e tij pasqyron luftën e njeriut dhe njerëzimit me perëndinë dhe besimin. Stacionet e tij janë pika fikse në rrugën e gjatë për shëlbimin, shpëtimin e botës.

Besnikëri. Jahve (Zoti) është një perëndi xheloze, ai insiston në ndjekjen e pakushte. Abrahami çon bagëtitë e tij në Kanan. Nipi i tij Lot,- në Kuran gjithashtu një profet-, e shoqëron atë. Në fqinjësi shtrihen Sodoma dhe Gomorra, që me tregtinë me bitum ishin bërë qytete të mëdha të pasura me të gjitha tundimet e kohës. Abrahami reziston të gjithë, edhe idhujt.

Besim. Një thatësirë ​​detyron Abrahamin të shkojë në Egjipt. Ai në kërkesën e tij për azil, gënjen: Ai fsheh faktin se Sara është gruaja e tij dhe thotë se ajo është vetëm motra, sepse ai kishte frikë të vritet nga egjiptianët për shkak bukurisë së saj. Kur Faraoni zbulon të vërtetën, Abrahami dëbohet. Kjo gënjeshtër nga frika mbetet dështimi i tij i vetëm.

I dëgjueshëm. Abrahami madje është i gatshëm të flijojë djalin e tij Isakun për Perëndinë dhe kështu të sakrifikojë të ardhmen e tij. Në çastin e fundit një engjëll pengon flijimin – në një kodër, ku më vonë besimtarët u kthyen përsëri dhe ku Solomoni ndërtoi tempullin e tij, ku Muhameti kalëroi drejt qiellit dhe ku sot gjendet Kupolla e Artë.

Emrat më të rëndësishme të Biblës gjenden në letra, dokumente, vendimet gjyqësore dhe raportet tregtare, që hulumtuesit kanë gjetur në kryeqytetin e Kananit të vjetër, Hacor, jo shumë larg liqenit Genazaret. “Pllakat e argjilës konfirmojnë gjithçka që tregon historinë e gjenezës”, thotë Brian Wood, arkeolog në Universitetin e Torontos. Mirëpo besimi nuk kërkon prova shkencore, por përpiqet të gjejë shenja të veprimit hyjnor dhe gjen të tjera në çdo fe, sipas prurjeve gojë pas goje apo interpretimit.

Në legjendës hebraike Abraham nuk ndjek thirrjen e zotit pas vdekjes së babait, por pas një grindjeje me të: ai përplaset në Terah në depon e idhujve dhe i shkatërron të gjitha. Kurani raporton për këtë në suren 19 dhe 37, ku babai i Abrahamit quhet “Azar.” Imazhet e Abrahamit hebraike-krishtere dallohen akoma më shumë nga më të fundit islamike në skenat e seksualitetit dhe dhunës:

Bibla len të supozohet se Sara ishte edhe motra e Abrahamit. Legjenda hebraike e bën mbesë të Abrahamit, legjenda e islamit vetëm për vajzën të një xhaxhai (daje). Sipas gojëdhënave hebraike, ajo këmbëngul në dëbimin e Hagarit dhe Ismaelit, sepse djaloshi Ismael u vardisej grave të martuara. Më vonë, Sara është e trishtuar nga vdekja e supozuar e Isakut dhe bën vetëvrasje; Pastaj Abrahami martohet me Hagarin.

Tradita islame vendos sakrificën e Abrahamit në një ëndërr – paraardhësi, i pari i fisit duhet të mbahet i pastër nga çdo njollë: Ai është si Moisiu dhe Jezu, një paraardhës i profetit Muhamet, i cili udhëton për në Mekë për të pastruar Qaben nga ndyrësitë e idhujtarisë politeiste.

Sa më i ashpër të jetë konflikti midis tri feve, aq më e madh është pesha e ndryshimeve në imazhin e Abrahamit. “Ajo që bie në sy është se kundërshtimet dhe polemikat më të mëdha janë pikërisht aty, ku ngjashmëritë në materie janë më të mëdhat”, thotë hulumtuesit i religjioneve Morgenstern. Vëllezërit e armiqësuar pajtohen posaçërisht vështirë, qoftë kur janë njerëz apo religjione.

Në iluminizmin e vendeve perëndimore bënte pjesë edhe zhvillimi i një kritike shkencore ndaj biblës, e cila lirohet nga tutela kishtare, edhe kur thuhet e pakëndshmja, madje edhe kur përpiqet të zbërthejë dhe interpretojë të pamoralshmet e doktrinës. Por pikërisht me këtë liri të diskutimit, kultura krishtere-perëndimore, lëndon ndjenjat e besimtarëve myslimanë.

“Ajo që rrëfehet në bibël rreth sjelljeve të pahijshme seksuale të Abrahamit, dhe rrezikimi të familjes”, thotë dijetarët Tübingen, “shfaqet në sytë tradicionale myslimane si një denigrimi i njerëzve të nderuar të Perëndisë, që është më e keqe se çdo karikaturë. ” Nga njdeshmëritë e tilla, duhet vetëm edhe një hap i vogël deri te indinjata e zjarrtë për shkak të një ligjërate teologjik të keqkuptuar të Papës.

Hamburger Abenblatt
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca

Edhe disa dëshmi plotësuese:

Zoti i qe shfaqur disa herë Abrahamit dhe i premton se pasardhësit e tij do të shumoheshin si kokrrat e rërës dhe yjet në qiell. Ai lidh një marrëveshje me të në mënyrë që ai të besojë zotin e ri si dhe pasardhësit e tij. Si dëshmi për ruajtjen e besëlidhjes, zoti kërkon që pasardhësit e tij djem, të bëhen synet dhe nëse e bëjnë këtë, atëherë zoti do t’ i bëjë një popull të madh. Si mirënjohje, zoti mundëson që Sara në moshën 90 vjeçare të lind fëmijën, Isakun, që domethënë “ai qeshet.” Abrahami kishte 100 vjet! Djali i Isakut quhet Jakob dhe këtij të fundit, kur i shfaqet zoti, ata rrihen në mes vete. Në fund Jakobi dorëzohet dhe zoti e quan “Izrael”, që ka kuptimin e atij “ai që luftoi me Perëndinë.” Jakobi do të ketë dymbëdhjetë djem dhe krijon dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Zoti i premton dhe dhuron Abrahamit një tokë që atëherë nuk ishte e tyre, tokën e kananëve.

Kalimi i konkretes në transcendental dhe besimi se një zot i mençur duron martesën me motrën dhe se Sara lind fëmijë në pleqëri dhe se Abrahami ka jetuar 175 vjet, është anulim i ligjeve të natyrës dhe bashkëngjitet besimit hyjnor, por në fakt, zoti është vetëm pretekst për të realizuar planet e veta Abrahami dhe radhazi profetët tjerë. Ata perëndinë herë e shohin në ëndërr, herë si vizion, herë si zëra që dëgjojnë dhe ai nuk bën asgjë tjetër, pos asaj që u pëlqen dhe që presin ata prej tij. E pastaj, nëse Abrahami ka jetuar 175 vjet, Sarah 127, sa veta dinin të numëronin apo shkruanin para 4.000 vjetëve?

Rrahja me zotin, të folurit me zotin, pa ide se si dukej dhe si mund të komunikohej me një krijesë pa formë, pa imazh dhe pa prani konkrete, mund të besohej dhe ishte aq e mirë dhe argëtuese, si për neve Rozafa, katallni, zanat, etj, por kur kërkohet dëshmi, shemben krejt legjendat brenda vetvetes, si me faturat dhe llogarit e biznesit të Tarehut.

Jezu Krishti origjinën e vet shpjegon nga Abrahami, pra pas dy mijë vjetëve, pra pas 80 brezave. Kjo do t’ ishte sikur sot një njeri të deklarojë origjinën e vet nga Pirro, Agroni, ose Teuta. Muhameti do ta pohojë origjinën e vet nga Ismaeli, edhe atë pas 104 brezave, pra nga mesatarja e një brezi 25 vjeçar.

Rrëshqitja e identitetit shqiptar në identitet kryesor fetar, domethënë pozicionim në një konflikt katërmijë vjeçar ndërmjet vëllezërve. Ai rirreshtim imponon me dhunë psikologjike qëndrimin armiqësor ndaj Perëndimit, kryesisht ndaj SHBA-ve, por edhe kundër Europës. Ai na bën vëllezër me vendet myslimane, por na armiqëson me vendet në kontinentin tonë.

Ajo empati me radikalizmin islamik, rrënon të tashmen shqiptare, por bën edhe të pasigurt të ardhmen. Një zhvendosje e tillë, është në favor të Serbisë dhe Greqisë, gjersa përkohësisht i siguron Erdoganit krenari osmane. Për një legjendë hebraike apo krishtere dhe arabe, nuk kemi nevojë t’ i prodhojmë vetes armiq të rinj. Kemi mjaft, si rrallë ndonjë komb tjetër në botë.

Radikalizmi islamik shqiptar është në linjën e Erdogani dhe urren çdo gjë shiptare, si të kaluarën, ashtu edhe të tashmen. Ata merren me rishkrimin e historisë dhe përjashtimin e personaliteteve shqiptare nga historia, pse kanë luftuar Kalifatin Osman, pushtuesin. Përleshje të tilla nuk ndodhin te ndonjë komb tjetër europian, por në Azi dhe Afrikë. Qytetërimi perëndimor nuk përjashton njeriun për shkak të besimit fetar. Sikur të vepronte Italia ashtu, do të rrënonte të gjitha monumentet e epokës romake politeiste. Nuk e bëjnë as grekët! Me qëndrime të tilla, synohet komb dhe identitet ti ri! Ky është projekt i Erdoganit! Kjo do të na indoktrinonte dhe mbushte me urrejtje ndaj vetvetes në rend të parë, pastaj ndaj Europës, prishjen me SHBA-të, urrejtje e kontinentit ku jetojmë dhe si rezultat, do t’ ishte izolimi jonë, rrjedhimisht copëtimi apo dëbimi kolektiv! Me Putinin, Trumpin, Erdoganin, bota nuk është e qetë dhe mund të rilinden aleanca në baza fetare!

Pozicionimi jonë në një konflikt në mes vëllezërve të dikurshëm, është vetëvrasje, jo vetëm për identitetin, por edhe për shtetet tona. Zoti u ka dërguar religjione atyre popujve që sipas tij u nevojiteshin. Neve jo, sepse i kemi pëlqyer ashtu si jemi, ashtu si ishim. Shqiptar, prandaj ka krijuar gjuhën shqipe dhe ka penguar asimilim e saj. Zoti nuk u dërgon popujve religjion në një gjuhë që nuk e kuptojnë, sepse ai dinte se nuk kishte fakultete, ku mësohej gjuha dhe përkthimi!

Sot, si edhe në kohën e Rilindjes, domosdoshmëri është rikthimi i motos se feja e shqiptarit është shqiptaria! Vetëm ky mendim mjafton për të gjetur veten kombi shqiptar brenda familjes europiane. Me pushtetin e Erdoganin në Tiranë dhe Prishtinë, liria e popave grekë, serb, rus në Shqipëri, me recitimin e poezive xhihadiste për despotin Erdogan, vështirësohet integrimin e vendeve tona në BE, por edhe na bën në lodra të shteteve të huaja, sa nuk mund të administrohemi nga brenda, por do të rrënohemi nga mercenarët tanë, të cilëve u lejojmë hapësirë veprimi si askund në Perëndim!

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!